LAJMI I FUNDIT:

Afera e spiunimit, Kroacia mohon akuzat e Sllovenisë

Afera e spiunimit, Kroacia mohon akuzat e Sllovenisë

Qeveria kroate sot hodhi poshtë akuzat për përpjekjen për të ndikuar në mediat sllovene në lidhje me raportimin për përgjimin e dyshuar të zyrtarëve sllovenë nga ana e shërbimit të inteligjencës kroate.

“Tërësisht hedhim poshtë të gjitha pohimet rreth përpjekjes për ndonjë ndikim të qeverisë kroate mbi median sllovene”, thanë zyrtarë kroatë.


Mediat sllovene njoftuan se njeriu i parë i ndërmarrjes mediatike austriake Styria, Ivan Tolj, duke vepruar si ndërmjetës i qeverisë kroate, u përpoq të parandalonte median sllovene nga raportimi për përgjimin e dyshuar të zyrtarëve sllovenë nga SOA kroate.

Emisari i posaçëm i kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq për Sigurinë Kombëtare, Robert Kopal, tha se Agjencia Kroate e Sigurisë dhe e Inteligjencës nuk përgjoi njerëz që morën pjesë në arbitrazhin në Slloveni, dhe se qeveria kroate nuk u përpoq të ndikonte në botimin e një storie rreth spiunimit kroat mbi arbitrazhin rreth çështjes së kufirit ndërmjet dy vendeve.

“SOA është një institucion shumë profesional dhe nuk ka shanse për të përgjuar në një vend tjetër”, tha Kopal.

Pasi kryeministri slloven Marjan Sharec më parë deklaroi se SOA kroate përgjoi ish-arbitrin slloven për kufirin Jernej Sekolec dhe nëpunësen civile sllovene Simona Drenik për të diskredituar procesin e arbitrimit, televizioni slloven POP njoftoi të hënën se Tolj u përpoq të ndalonte transmetimet për përgjimin, duke vepruar si ndërmjetës i qeverisë kroate.

Gjykata e përhershme e Arbitrazhit në Hagë më 29 qershor 2017 konfirmoi se tre e katërta e Gjirit kontestues të Piranit i përkasin Sllovenisë, e cila me akt të posaçëm fitoi edhe korridor përmes ujërave territoriale kroate drejt ujërave ndërkombëtare.

Zagrebi refuzon të pajtohet me vendimin e gjykatës dhe Sllovenisë t’i lejojë qasje deri në ujërat ndërkombëtarë.

Kroacia në vitin 2015 në mënyrë të njëanshme hoqi dorë nga Arbitrazhi, pasi u zbulua se përfaqësuesit sllovenë kanë lobuar para gjykatësve që të marrin vendim në dobi të tyre.

Prej atëherë Zagrebi insiston për format të ri për negociatat me Slloveninë për kontestin kufitar, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori