Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se afati i fundit për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë publik, është 19 qershor 2020.
AKK ju ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi
“Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit ka vazhduar afatin e deklarimit të pasurisë deri me datë 19 qershor 2020. Procesi i deklarimit të pasurisë do të bëhet konform Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228.
Nga data 01 mars deri tani, nga gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur mbi 80% e zyrtarëve të cilët kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë në AKK”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, siguron se AKK do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.
Po ashtu Agjencia kundër Korrupsionit, njofton të gjitha subjektet deklaruese së janë te obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e marrjes së detyrës dhe pas largimit/shkarkimit, sipas ligjit në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës