LAJMI I FUNDIT:

Afati i aplikimit për subvencione në MBPZHR zgjatet deri më 10 maj

Afati i aplikimit për subvencione në MBPZHR zgjatet deri më 10 maj

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2016 është zgjatur deri më 10 Maj 2016, siç shpjegon ministria, për shkak të kërkesave të shumta fermerëve.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani”, thuhet në njoftim.


Sipas MBPZHR-së, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlen për të gjitha masat mbështetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 17 mars 2016.

“Për skemën e subvencioneve janë paraparë 23 milionë euro dhe nga ky buxhet pritet të përfitojnë afër 40 mijë fermerë. Ndërkaq në skemën e granteve janë po ashtu 23 milionë euro të parapara si mbeshtetje në projekte zhvillimore”, thuhet në njoftim.