LAJMI I FUNDIT:

Afaristi Piraj vendos që paga minimale në kompaninë e tij të jetë 400 euro

Afaristi Piraj vendos që paga minimale në kompaninë e tij të jetë 400 euro

Pronari i Meka Halal Food, Burim Piraj njofton se ka vendosur që paga minimale të jetë 400 euro.

Në një postim në Facebook, Piraj thotë se kjo pagë do të zbatohet nga 1 marsi.


“Sot marrë vendim që paga minimale në firmën time Meka Halal Food nga 1 marsi 2022, me emrin e të Madhit Zot të jetë 400 euro”, ka shkruar Piraj.

Çështja e pagës minimale ka nxitur debat ditëve të fundit që kur kryeministri Albin Kurti njoftoi se së shpejti do të dilet me propozim. BSPK-ja ka thënë se kërkon pagë minimale 350 euro.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011. /Telegrafi/