LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët që udhëtojnë me “Lufthansa”

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët që udhëtojnë me “Lufthansa”
Foto: Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se stafi tokësor i kompanisë “Deutsche Lufthansa”, ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00.

Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë “Lufthansa” në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.


“Gjatë kësaj kohe ‘Lufthansa’ ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, thuhet në njoftimin për media.

Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë
Lexo po ashtu Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë
Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë
Lexo po ashtu Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë

Prandaj, ANP “Adem Jashari” ka lutur udhëtarët që udhëtojnë me “Lufthansa”, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.

Tutje, thuhet se së fundmi shumë aeroporte të Bashkimit Evropian janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje.

“Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane”.

Kompania “Lufthansa” njoftoi sot se punonjësit e saj kanë paralajmëruar grevë njëditore, e cila do të zhvillohet të mërkurën, por që për shkak të pasojave që do t’i sjellë kompanisë, është e detyruar të anulojë pothuajse të gjitha nisjet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Munichut.

Gjithashtu u bë e ditur se orari i fluturimeve me shumë gjasa nuk do të normalizohet deri në fund të javës.

Në total janë anuluar më shumë se 1000 fluturime, ndërsa llogaritet se janë dëmtuar rreth 134 mijë pasagjerë.

Verdi, sindikata e linjës ajrore, ka thirrur rreth 20 mijë punonjës në një grevë që synon rritjen e pagave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori