LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani që bën ngjitje gati vertikale, i gatshëm për pasagjerë (Video)

Aeroplani që bën ngjitje gati vertikale, i gatshëm për pasagjerë (Video)

Gjatë zhvillimit të Farnborough International Airshow, është paraqitur edhe një 737 që ka bërë ngjitje gati vertikale.

Boeingu ka shpejtuar në pistë, para se të ngritët në pozitën 90 shkallë dhe të niset me hundën e ngehur drejt qiellit, transmeton Telegrafi.

Këndi i thepisur që zuri Boeing MAX 737 7, i ka mahnitur të gjithë, për faktin se ky aeroplan me 172 ulëse është gati që prej fillimit të vitit që vjen, të ofrojë shërbime për pasagjerë.

Megjithëse i duhet që të lëvizë me shpejtësi prej 320 kilometrave në orë, ky Boeing shfrytëzon hapësirë shumë më të vogël piste.

Në këtë formë, po konsiderohet si e ardhmja e fluturakeve, që shfrytëzohen nëpër aeroporte që nuk mund të ndërtohen shkaku i kushteve natyrore, apo atyre ekonomike. /Telegrafi/