LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani me pasagjerë rrëzohet në det pas nisjes nga Xhakarta

Aeroplani me pasagjerë rrëzohet në det pas nisjes nga Xhakarta

Aeroplani i kompanisë indoneziane të fluturimeve, Lion Air është rrëzuar në det së bashku me 188 persona në bord, pasi është nisur nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta.

Fluturimi JT 610 kishte destinacion qytetin, Pangkal Pinang në ishujt Bangka Belitung.

Aeroplani është raportuar të ketë humbur kontrollin vetëm disa minuta pasi është nisur dhe besohet se ka përfunduar nën ujë.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe nuk ka pasur asnjë të dhënë për të mbijetuar.

Aeroplani ka qenë i tipit, Boeing 737 MAX 8, dhe është përshkruar si lloj i ri i këtij mjeti transportues.

“Aeroplani është përmbytur në thellësi prej 30-40 metra në ujë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Kërkime dhe Shpëtim, Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ende jemi duke kërkuar për mbetjet e aeroplanit”, është shprehur ai.

Ndërkohë në ujë janë gjetur gjëra që besohet të kenë qenë pronë e pasagjerëve duke përfshirë dokumente identifikuese dhe lejet për drejtim të makinës, transmeton Evropa e Lirë.

Në një konferencë të mbajtur pas këtij incidenti, zyrtarët kanë thënë se aeroplani ka qenë duke bartur 178 të rritur, një fëmijë, dy foshnje, dy pilotë dhe pesë pjesëtarë tjerë të ekipit.

Megjithatë ka raportime të ndryshme lidhur me numrin e personave që kanë qenë në bord.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori