LAJMI I FUNDIT:

Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Një aeroplan luftarak rus është përplasur me një dron amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Dy aeroplanë Su-27 kishin tentuar të “kapnin” dronin amerikan – të quajtur MQ-9 – duke hedhur disa herë karburant para tij përpara përplasjes.


“Fluturakja jonë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hecker.

Në fakt, ky veprim i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy aeroplanëve, raporton skynews.

“Fluturaket e SHBA-së dhe aleatëve do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt”, shtoi ai.

Një deklaratë nga komanda evropiane e SHBA-së i përshkroi manovrat ruse si të pamatura, joprofesionale dhe të pasigurta.

Droni ishte në një fluturim rutinë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive evropiane, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë operuar me dron mbi Detin e Zi që para fillimit të luftës në Ukrainë, duke përdorur dronin spiun për të monitoruar zonën.

Droni Reaper mund të fluturojë deri në 15.42 km, sipas Forcave Ajrore. Ai ka sensorë dhe aftësi për të mbledhur informacione dhe për të kryer zbulim për periudha të gjata kohore, duke e bërë atë një platformë ideale për të gjurmuar lëvizjet në fushën e betejës. /Telegrafi/