LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani bëri aterrim emergjent, për shkak se në bord nuk kishte ujë për kafe dhe çaj (Foto)

Aeroplani bëri aterrim emergjent, për shkak se në bord nuk kishte ujë për kafe dhe çaj (Foto)

Pasagjerët e aeroplanit që ishte nisur për në Tenerife të Spanjës, mbetën të hutuar kur u realizua një aterrim emergjent në Mançester të Anglisë.

Pas nisjes së suksesshme nga Glasgow i Irlandës, Jet 2 është detyruar të ulej sepse në boed mungonte uji i nxehtë për kafe dhe çaj, transmeton Telegrafi.


“Uroj të keni një arsyetim tjetër, nëse keni nevojë për aterrim emergjent. Fëmijët po qajnë, është nisja më e keqe e një pushimi ndonjëherë” ka shkruar një prej pasagjereve në Twitter.

Aeroplani i kompanisë Jet 2

Kompania ajrore ka reaguar menjëherë, duke thënë se arsye e aterrimit është e vërtetë, pasi nuk kishte ndonjë problem tjetër, duke shtuar se në plan të parë janë udhëtarët, të cilëve duhet t’ju kryhen shërbimet e duhura.

Kur furnizimet përfunduan, aeroplani u nis sërish në fluturim, për të përfunduar në aeroportin e ishullit turistik. /Telegrafi/