Aeroplanët e Kinës e interceptuan aeroplanin amerikan

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë kinezë të tipit, Sukhoi Su-30, e kanë interceptuar një aeroplan të Shteteve të Bashkuara për detektim të radiacionit, mbi Detin Lindor Kinez.
Ekuipazhi i aeroplanit amerikan, të tipit WC-135, e ka karakterizuar lëvizjen si “profesionale”, ka thënë mbrëmë zëdhënësja e Forcës Ajrore Amerikane, Lori Hodge.
Kjo çështje po shqyrtohet me Kinën nëpërmjet “kanaleve përkatëse diplomatike dhe ushtarake”, ka thënë kolonelja Hodge.
Nga
Telegrafi
19/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































