LAJMI I FUNDIT:

Adriatik Kelmendi tregon si u intervistua nga BIA serbe në shkuarje dhe kthim nga Beograd

Adriatik Kelmendi tregon si u intervistua nga BIA serbe në shkuarje dhe kthim nga Beograd

Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka treguar se si ndodhi që u intervistua nga BIA serbe në Beograd, ku në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal ishte pjesë e Forumit të XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave.

“Forumi është mbajtur kësaj radhe në Beograd, mbahet zakonisht në kryeqytete dhe qytete të ndryshme të shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. Është mbajtur edhe në Prishtinë, disa herë ka qenë në Sarajevë, derisa është mbajtur edhe në Zagreb, Podgoricë, Slloveni, Shkup, pra gjithandej. Për shkak të pandemisë nuk ishte mbajtur tash e një kohë të gjatë dhe kësaj radhe u mbajt në Beograd”.


“Ka kohë që hezitoj të udhëtoj në Serbi, por ishte niveli shumë i lartë i përfaqësimt dhe unë isha ftuar në panelin ku ishte ish-kryetari i Kroacisë Ivo Josipoviq, ish-kryetari i kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, liderja e protestave opozitare atëbotë kundër Millosheviqt Vesna Peshiq, aktivistja dhe mjekja e njohur nga Kosova Vjosa Dobruna, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi dhe ishte dëshira e madhe e organizatores kryesore Natasha Kandiq, që është një ndër humanistet më të mëdha dhe aktivistet e të drejtave të njeriu tash e 30 vjet, që të merrja pjesë. Unë për shkak se edhe më herët kisha pasë ndalesa kur hyja dhe dilja nga Serbia insistova që të shkoj me aeroplan nga Shkupi në aeroport në Beograd duke menduar se ndoshta procedura do të jetë më e thjeshtë në një vend më të frekuentuar dhe se ndoshta nuk do ta kem telashen që e kam pasë dhe e kam raportuar në Kosovë te institucionet e sigurisë (Ministria e Punëve të Brendshme) në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhepse nuk është bërë publike”, tha ai.

Kelmendi ka treguar se si ka ndodhur gjithë procesi i intervistimit të tij në aeroport me të arritur në Beograd dhe poashtu edhe gjatë kthimit.

Shërbimi sekret serb e mori në pyetje Adriatik Kelmendin, reagon Natasha Kandiq
Lexo po ashtu Shërbimi sekret serb e mori në pyetje Adriatik Kelmendin, reagon Natasha Kandiq

“Me të arritur të premten e dorëzova pasaportën te policia në hyrje për kontrollë. Polici e mori pasaportën që kësaj radhe ishte e Shqipërisë, sepse e kam atë të Kosovës dhe Shqipërisë, e vulosi dhe pastaj në monitor i doli diçka. Reagimi i policit ishte që shau në gjuhën serbe dhe tha “Ku më ndodhi mua kjo dhe tash duhet të merrem me të”. Më tha që duhet të presë dhe të tjerëve që ishin prapa meje në radhë iu tha që të vazhdonin te policët e tjerë, sepse ajo pjesë e kontrollit ishte mbyllur”, u shpreh tutje.

“Ma kërkoi që t’ia japë sërish pasaportën dhe shkoi në derën prapa që shkruante ‘Policia –Dega në Beograd’, brenda aeroportit, dhe qëndroi aty për disa minuta. U kthye vetë, unë po rrija aty para xhamit dhe i fola në gjuhën angleze dhe e pyeta se çka po ndodh. U bë kinse nuk më dëgjoi dhe nuk më ktheu përgjigje. U bënë sërish 10 minuta dhe unë po prisja. Dikur erdhi dikush nga ajo dera prapa dhe më pyeti nëse flas gjuhën serbe dhe më tha se duhet të m’i bëjë disa pyetje. Më pyeti pse kam shkuar dhe i tregova se jam i ftuar në një forum, më tha se me kë jam dhe i tregova se jam vetë, por edhe kush janë pjesëmarrësit e tjerë. Më pyeti se  ku do të qëndroj, sa do të qëndrojë, cili është roli im në këtë forum dhe më pyeti se kur do të kthehem. I tregova se kisha për t’u kthyer të dielën, atëherë më pyeti se si do të kthehem dhe a kam biletë kthyese. E mori edhe biletën kthyese. Gjatë gjithë kohës polici merrte shënime se çka i thashë dhe më tha se duhet të presë edhe pak. Shkoi prapa dhe u kthye edhe një herë pas rreth 40 minutash, m’i sollën dokumentet dhe më tha mund të vazhdosh. Të dy ishin me uniformë të policië. Fillimisht polici që i doli njoftimi në ekran e thirri dikë në telefon dhe si duket e pyeti se çka duhet bërë dhe mori disa instruksione, por nuk mund ta dëgjoja krejtësisht”.

Presidenca e Kosovës reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb, që mori në pyetje Adriatik Kelmendin
Lexo po ashtu Presidenca e Kosovës reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb, që mori në pyetje Adriatik Kelmendin

“Edhe në kthim ndodhi e njëjta. E dorëzova pasaportën, e vulosi dhe i doli njoftimi në ekran. Kësaj radhe ishte një police serbe. Kur i doli njoftimi nuk foli me mua për pesë minuta dhe më pas më pyeti “A je shtetas i joni?” në gjuhën serbe. I thashë që e ka pasaportën time dhe e sheh shtetas i kujt jam. Më pyeti edhe nëse kam dokumente të tjera, dhe i tregova se kam edhe pasaportë të Kosovës. M’i bëri të njëjtat pyetje dhe kërkoi dokumentet e njëjta. Edhe ajo mori në telefon dikë dhe mori udhëzime. Dokumentet e mia, bashkë me biletën, shkoi t’i fotokopjojë. Kjo procedurë zgjati rreth 40 minuta, derisa unë në ndërkohë e njoftova gazetarin Idro Seferi me të cilin isha takuar një ditë më herët dhe i kisha treguar për përvojën që pata dhe i thashë që më ndaluan sërish dhe nëse nuk i lajmërohem për një orë të lajmërojë se mund të arrestohem”, deklaroi Kelmendi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori