Dyshja e famshme Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha kanë realizuar projektin e tyre më të ri.

“Asniherë” titullohet kënga më e re e artistëve shkupjan, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.


Xhirimet e realizuara në qytetin e Shkupit, tashmë kanë përfunduar nga produksioni “Entermedia” dhe pritet që të publikohet brenda pak ditësh.

Ky projekt vjen pas suksesit të madh që patën me bashkëpunimin në këngën “Kalle”, e cila është një nga hitet e verës 2015. /Telegrafi/