Aktorja dhe njëherësh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e angazhuar me punë.

Ndonëse një personazh shumë aktiv dhe në rrjete sociale, ajo publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.


Kësaj radhe, artistja nga Gjilani ka shpërndarë disa video e fotografi ku shihet në një ndejë së bashku me disa nga miket e saj.

Screenshot 4 14 Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Ajo po shijon në masë të madhe jetën e natës, ndonëse momentalisht është beqare.

E njëjta muaj më parë njoftoi ndarjen nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, me të cilin ka qenë në lidhje për më shumë se një vit.

Screenshot 5 10 Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Romanca e tyre u paragjykua shumë dhe u përfol në masë të madhe edhe për shkak të diferencës në moshë.

Theksojmë që Matoshi është nënë e katër fëmijëve nga një marrëdhënie e mëparshme me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani. /Telegrafi/

Screenshot 6 7 Adriana Matoshi (Foto: Instagram)