Dy aktoret e njohura shqiptare, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, janë shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën.

Përveç projekteve të përbashkëta në sferën profesionale, ato shpesh zgjedhin që të kalojnë kohë bashkë edhe jetën e tyre të përditshme.


Së fundmi, dy aktoret e njohura kanë vendosur që t’i kalojnë bashkë pushimet në Egjipt.

349439616 794166675716726 8204934271191809426 n

Ato kanë publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të përbashkëta, ku shihen duke kaluar momente shumë të këndshme mes vete në një nga resortet luksoze të Kajros.

“Edhe jemi zënë këto ditë për mos-përputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar aktorja tropojanë në mbishkrimin e fotografive.

350098306 648201157327854 2446185327541687452 n

Vlen të përmendet se në fotografitë me bikini, dy koleget e teatrit duken tejet në formë të mirë trupore, ndërsa tregojnë pa hezitim linjat e tyre. /Telegrafi/

350236243 767208325100049 7276644965216021478 n

349472407 815474292847747 1715503978335844059 n Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri (Foto: Arjola Demiri/Instagram)

350090539 132830583139222 1694939490859021628 n Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri (Foto: Arjola Demiri/Instagram)

349863938 964806311515098 4005334077870411519 n Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri (Foto: Arjola Demiri/Instagram)