LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti theret me thikë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Adoleshenti theret me thikë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Sonte rreth orës 22.00 një i ri është therur me thikë, tek “Hani i Dilit”, në Prishtinë.

Siç merr vesh Telegrafi, bëhet fjalë për një adoleshent të moshës rreth 15-vjeç, i cili është therur me thikë nga disa persona tash për tash të panjohur.

Pas incidentit, viktima fillimisht është dërguar në QKMF nr.4 në Prishtinë, dhe pastaj me autoambulancë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Siç merr vesh Telegrafi, gjendja e tij ka është e rëndë, pasi përveç në krah, ai ka marrë plagë nga therjet me thikë edhe në shpinë dhe kokë. /Telegrafi/