LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti i Dortmundit, Tom Rothe vendos një rekord të madh në Bundesliga

Adoleshenti i Dortmundit, Tom Rothe vendos një rekord të madh në Bundesliga

Adoleshenti i Borussia Dortmundit, Tom Rothe është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Bundesligës për një debutues, pasi shënoi në ndeshjen e tij të parë në kampionatin elitar gjerman.

Dortmundi fitoi thellë me rezultat 6-1 ndaj Wolfsburgut të shtunën pasdite në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.


Golat për verdhezinjtë i shënuan nga Rothe (24’), Axel Witsel (26’), Manuel Akanji (28’), Emre Can (35’) dhe Erling Haaland (38’, 54’).

Borussia Dortmund trondit Wolfsburgun, Haaland kthehet te golat
Lexo po ashtu Borussia Dortmund trondit Wolfsburgun, Haaland kthehet te golat

Megjithatë, goli i parë fitoi gjithë vëmendjen pasi vendosi një rekord të ri në Bundesliga.

Me vetëm 17 vjet e 169 ditë, Rothe bëri histori kur shënoi golin e parë në ndeshjen e tij debutuese në Bundesliga, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në debutim.

Duke folur më pas, adoleshenti pranoi se përvoja ishte “e mrekullueshme” dhe u përpoq të tregonte ndjenjat e tij pas debutimit me skuadrën e parë.

“Kur mbaron këtu vetë, është fantastike. U eksitova. Është e papërshkrueshme”, ka thënë Rothe për Sky Sport Germany pas debutimit të tij mbresëlënës.

Adoleshenti ishte modest në vlerësimin e performancës së tij, duke shtuar thjesht me humor të mirë: “Shkoi mjaft mirë!”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori