LAJMI I FUNDIT:

Administrata Tatimore: Mblodhëm 35.5 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar

Administrata Tatimore: Mblodhëm 35.5 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar ta rris nivelin e performances së të hyrave edhe për periudhën Janar- Shtator 2019, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në teren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.

Për periudhën e lartcekur, ATK njofton se ka arritur të mbledh 35.5 milionë euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë 372.3 milionë euro.


“Kontributet pensionale janë në vlerë prej 132.9 milionë euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milionë euro tatime dhe kontribute. Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milionë euro apo 16 për qind më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg. Veç kësaj, rëndësi të madhe ka rritja e komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore. Me një qasje të ngjashëm si kjo ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Në fund, ATK thotë se misioni i agjencisë është inkurajimi i tatimpaguesve për përmbushje vullnetare, trajtimi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe dhënia e këshillave profesionale për zbatimin e ligjeve. /Telegrafi/