LAJMI I FUNDIT:

Adla Beadini thotë tregimin e saj në TM kids

Adla Beadini thotë tregimin e saj në TM kids

Në emisionin e fëmijëve TM kids këtë javë është pjesëmarrëse 9 vjeçarja, Adla Beadini nga Pallçishti.

Adla e cila ishte mjaftë e artikuluar dhe bashkëpunuese me ekipin tonë, rrëfeu për Telegrafi Maqedoni tregimin e saj.


E dhënë shumë pas botës fëmijërore, duke dëshiruar t’i sheh të gjithë fëmijët e lumtur, Adla u shpreh se po të kishte 1 milion euro, të gjitha do t’i shpenzonte në bamirësi, do të ndërtonte kënde lodrash dhe pishina që moshatarët e saj të kenë hapësira për të kaluar kohën.

“Mos ua prishni lumturinë”, kënga e Parashqevi Simakut ishte e preferuara e saj. Adla tregoj se ndihet e lumtur kur i gëzon prindërit e saj, ndërsa motivim për të janë notat e mira që merr në shkollë.

9 vjeçarja tha se i pëlqen shumë ushqimet e nënës së saj, e në veçanti bukët e shtëpisë.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni videon e Adlës.