LAJMI I FUNDIT:

Adidas prezanton kufjet solare të prodhuara nga plastika e ricikluar

Adidas prezanton kufjet solare të prodhuara nga plastika e ricikluar

Kompania Adidas ka prezantuar kufjet RPT-02 SOL me bluetooth, që përdorin energjinë solare për mbushjen e baterive.

Pajisjet solare nuk janë risi, prodhohet nga shumë kompani, por kufjet solare janë diçka e rrallë, transmeton Telegrafi.


Adidas prezantoi RPT-02 SOL që lidhen me pajisjen përmes bluetooth, dhe që kanë të integruar qelizat solare të Exegerov Powerfoyl.

Vetë kufje janë të prodhuara nga plastika e ricikluar, e ofrojnë 80 orë “rezervë” të baterisë edhe kur gjendeni në ambient të errët dhe nuk janë të ekspozuara në rrezet e diellit.

Kufjet janë rezistente ndaj ujit me standardin IPX4, posedojnë mikrofon si dhe portin C për mbushje. Çmimi i tyre është 230 dollarë.

Në treg ekzistojnë edhe një sërë kufjesh që përdorin të njëjtën teknologji, në mesin e tyre edhe modelin Urbanista Los Angeles. /Telegrafi/