LAJMI I FUNDIT:

‘Adidas’ largon Bella Hadidin nga fushata reklamuese pas kritikave nga Izraeli për mbështetjen e saj për Palestinën

‘Adidas’ largon Bella Hadidin nga fushata reklamuese pas kritikave nga Izraeli për mbështetjen e saj për Palestinën

‘Adidas’ ka nxjerrë fotot e modeles Bella Hadid nga reklamat që promovojnë këpucët atletike, të cilat u lansuan për herë të parë gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972.

Kompania gjermane e veshjeve sportive tha se po rishikonte fushatën e saj pas kritikave nga Izraeli për mbështetjen e Hadid për Palestinën.

‘SL72’, të cilën ‘Adidas’ e përshkruan si një klasik të përjetshëm, u promovua nga Hadid, një amerikane, familja e së cilës i ka rrënjët në Palestinë.


Modelja, e cila më parë tërhoqi zemërimin e Qeverisë Izraelite për gjoja brohoritjen e sloganit “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”, është akuzuar për antisemitizëm.

Llogaria zyrtare e Izraelit në X tha se kundërshton Hadidin si fytyrën e fushatës së ‘Adidas’ në një postim që pretendonte se njëmbëdhjetë izraelitë u vranë nga terroristët palestinezë gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut.

Hadid ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë Izraelite dhe ka mbështetur palestinezët gjatë viteve, dhe më 23 tetor ajo postoi në Instagram se vajton humbjen e jetëve të pafajshme, duke u kërkuar ndjekësve që të bëjnë presion ndaj udhëheqësve të tyre për të mbrojtur civilët në Gaza.

‘Adidas’ deklaroi në një prononcim se fushata për këpucët ‘SL72’ bashkon një gamë të gjerë partnerësh”. Ai tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se janë bërë lidhje me ngjarje tragjike historike – megjithëse ato janë krejtësisht të paqëllimta – dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim. Si rezultat, ne po rishikojmë pjesën tjetër të fushatës”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Kalo në kategori