LAJMI I FUNDIT:

Adhuruesi i birrave, krijoi bredhin e festave nga mijëra kanaçe (Foto)

Adhuruesi i birrave, krijoi bredhin e festave nga mijëra kanaçe (Foto)
pic - seven news perth/ facebook Australian wins xmas

Wes Boyd nga Perth i Australisë, e ka ndërtuar një bredh për festat e fundvitit me mijëra kanaçe të birrës.

Në këtë formë, ai ka dashur të tregojë dashurinë që ka për këtë pije, si dhe ta shfrytëzojë bredhin për bamirësi, transmeton Telegrafi.


Në 14 muajt e fundit, ai i ka pirë – së bashku me shoqërinë – 2,536 kanaçaqe me birrë, për të ndërtuar më pas bredhin 4.4 metra të lartë. Sipër tij, ndodhet edhe një engjëll mbrojtës, i punuar nga po i njëjti material.

Këtë krijim ai dëshiron ta shesë në ankand, ndërsa paratë e mbledhura do t’i dërgojë në organizatën për mbrojtjen e të sëmurëve me alzhaimer.

“Nëna dhe gjyshja më kanë vdekur nga kjo sëmundje dhe mendova të bëjë diçka për të prekurit, që vuajnë nga të njëjtat probleme”, ka thënë Boyd.

Bredhi i lartë që është punuar nga ky material i pazakontë, mund të ndriçohet natën duke dhënë një pamje mahnitëse. /Telegrafi/

pic - seven news perth/ facebook Australian wins xmas

pic - seven news perth/ facebook Australian wins xmas