LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Sot deputetët shqiptarë u radhitën në anën e krimit! (Foto)

Ademi: Sot deputetët shqiptarë u radhitën në anën e krimit! (Foto)

Anëtari i Këshillit të përgjithshëm të LSDM-së, Edmond Ademi ka kritikuar deputetët shqiptarë të Maqedonisë për mos votimin e Propozim ligjit që ka të bëjë me zgjatjen e mandatit dhe mbrojtjen e dëshmitarve të rasteve të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ademi thotë se deputetët shqiptarë sot, me aktin e mos votimit, u vunë në krahë të krimit dhe në krahë të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM, e jo në krahë të së vërtetës dhe drejtësisë.


‘Shumica e deputetëve shqiptarë sot, me aktin e mos votimit, nuk përkrahën ndryshimet në ligjin për Prokurorinë speciale që ka të bëjë me zgjatjen e mandatit dhe mbrojtjen e dëshmitarve me çka e pengoi zgjedhjen e rasteve “Monstra”, “Sopoti”…dhe rasteve të tjera.

Sot shumica e deputetëve shiptarë u vunë në krahë të krimit dhe në krahë të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM, e jo në krahë të së vërtetës dhe drejtësisë. Nga sot munden edhe zyrtarisht, si këngë të fushatës zgjedhore të këndojnë “O Nikollë o vëlla, ty në hall nuk të lëmë, se edhe ne e ham딑, shkruan Ademi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sot shumica e deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së nuk ishin prezent në sallë, ndërsa nga prezentët disa nuk kanë votuar fare kurse vetëm tre deputetë të BDI-së kanë votuar ”Pro” ndryshimeve të këtij ligji. /Telegrafi/