LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Deklarata e Tiranës duhet të jetë marrëveshje e barazisë (Video)

Ademi: Deklarata e Tiranës duhet të jetë marrëveshje e barazisë (Video)

Opinionisti Visar Ademi, mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Click Plus’, ka thënë se shqiptarët me Deklaratën treguan lojalitet ndaj Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Deklarata e Tiranës është gjëja më e bukur që u ka ndodhë maqedonasve. Për herë të parë tregon se shqiptarët duan të ndjehen të barabartë në Maqedoni. Nuk kanë më ëndrra për Iliridë, arbëri, për shtetet e mëdha që i kanë ushqyer ne ose ata 45 vite fëmijët e tyre’.


Ai më tej ka shtuar se në qoftë se Marrëveshja e Ohrit e përfundoi luftën, që realisht duheshte të ishte marrëveshje e paqes, Deklarata e Tiranës duhet të jetë marrëveshje e barazisë përfundimtare. /Telegrafi/