LAJMI I FUNDIT:

Ademi – Baily: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioriteti strategjik i Maqedonisë

Ademi – Baily: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioriteti strategjik i Maqedonisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, realizoi takim me ambasadorin amerikan në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i zv. kryeministrit, Ademi theksoi rëndësinë e SHBA-ve si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë, duke potencuar mbështetjen e tyre që nga pavarësia vendit e deri më sot, si një ndër promotorët kryesor për anëtarësimin e vendit në strukturat euro–atlantike.


Ai gjithashtu falënderoi për ndihmën e vazhdueshme të USAID-it, për zbatimin e reformave kyçe lidhur me demokratizimin e shoqërisë, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit.

Duke iu referuar gjendjes aktuale politike në vend, Ademi theksoi se Republikës së Maqedonisë i mbetet prioritet strategjik anëtarësimi në NATO dhe BE.

Zëvendëskryeministri Ademi gjithashtu, theksoi se vendi duhet që sa më shpejtë të gjej zgjidhje për dalje nga kriza politike, duke shfrytëzuar kapacitetet politike dhe institucionale me të cilat disponon, me qëllim të kthimit kah kursi reformues dhe zbatim intensiv të harmonizimeve të nevojshme, në të gjitha fushat e rëndësishme në procesin e Integrimit Evropian./Telegrafi/