LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Pas video incizimeve që u shfaqën në rrjetet sociale, përmes “Facebook” reagoi ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

“Akti i filmimit të votuesve pranë konsullatës në Melburn nga ana e disa individëve është në kundërshtim me të gjithë ligjet dhe vlerat e demokracisë”, shkroi Ademi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në Australi një grup maqedonas filmojnë dhe kërcënojnë secilin që voton në referendum (Video)
Lexo po ashtu Në Australi një grup maqedonas filmojnë dhe kërcënojnë secilin që voton në referendum (Video)

Ministria shoti se institucionet e vendit janë në kontakt me autoritetet australiane dhe se rasti është paraqitur, ndërsa incizuesit janë identifikuar dhe do bartin të gjitha pasojat ligjore në pajtim me legjislacionin e Australisë./Telegrafi/