LAJMI I FUNDIT:

Adem Salihaj kërkon tërmet politik

Adem Salihaj kërkon tërmet politik

Me gjithë premtimet bombastike që më tepër kanë qenë mediatike, që i kanë dhënë krerët më të lartë të drejtë- sisë, përkatësisht të prokurorisë, se pritet të ketë ndryshime rrënjësore në këtë organ shumë të rëndë- sishëm për funksionimin e shtetit të së drejtës, njohësit e kësaj fushe janë skeptikë se do të bëhen ndryshime të mëdha e rrënjësore, duke ndërruar kësisoj veç tjerash edhe udhëheqësit e prokurorive me njerëz më të zotë, me integritet profesional e me etikë.

Por, ata janë të mendimit se ata që do të duhej t’i bënin këto ndërrime janë vetë të involvuar në korrupsion dhe në krime të llojllojshme.


Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDKja Adem Salihaj, ka thënë se nuk duken fare në horizont se do të bëhen ndërrime në institucionet e ndjekjes dhe në ato të drejtësisë, ngase, sipas Salihajt, ata që do të duhej t’i bënin këto ndërrime janë vetë të involvuar në korrupsion dhe në krime të lloj-llojshme.

“Me siguri se ndërrimet eventuale do të shkaktonin tërmet të vërtetë në këto segmente, por gjasat që të ndodhë kjo tash për tash janë shumë të vogla, pasi do të duhen paraprakisht shumë ndryshime në politikë, pra një tërmet i vërtetë në politikë, që më pastaj të hapet rruga për ndryshime në organet e ndjekjes dhe në ato të drejtësisë”, është shprehur deputeti Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”.