LAJMI I FUNDIT:

Adem Demaçit do t’i ngritët shtatore në Prishtinë (Video)

Adem Demaçit do t’i ngritët shtatore në Prishtinë (Video)

Veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, do t’i ngritet shtatore prej 4 metrash lartësi, në Prishtinë.

Mirëpo kjo shtatore nuk është mirëpritur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pasi sipas tyre figura e Demaçit duhet të nderohet edhe me një mauzole që të vendoset edhe arkivoli me eshtrat e tij.


Ka gati një vit prej se ka ndërruar jetë, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Por tani, ai pritet të jetë i skalitur në bronz, në një shtatore prej 4 metrash lartësi dhe të vendoset në Prishtinë.

Është pikërisht sheshi afër rrethrrotullimit të spitaleve ku do të ngritët shtatorja e Demaçit, që tashmë mban edhe emrin e veprimtarit.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për monitorimin e vendosjes së shtatores, ka thënë se është hapur konkursi për tender të projektimit dhe do të jetë i hapur deri më 17 korrik të këtij viti.

“Shtatorja do të jetë e ndërtuar në bonz. Përpos shtatores do të jenë edhe gjashtë murale me thëniet e njerëzve më të mëdhenj shqiptarë. Kështu që do të jetë një përmbledhje e të gjitha porosive të njerëzve tonë më eminent”, tha për RTV Dukagjinin Jahja Lluka.

Lluka ka thënë se përveç shtatores, në nderim të figurës së Adem Demaçit, do të emërtohet edhe autostrada Prishtinë-Pejë, me emrin e tij.

Mirëpo, ndaj ndërtimit të kësaj shtatoreje ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, që sipas tyre duhet të ndërtohet jo vetëm shtatore por edhe një mauzole, për Demaçin.

“Jo vetëm një shtatore por duhet të ndërtohet edhe një mauzole ku do të vendoset edhe arkivoli me mbetjet mortore të bacit Adem. Po ashtu në vendin ku është nuk e meriton të jetë aty sepse nuk e plotëson asnjë kusht elementar për një trajtim të dinjitetshëm qoftë edhe si i varrosur”, tha Behxhet Shala, përcjell Telegrafi.

Shala ka shtuar se është më mirë të shtyhet ndërtimi i kësaj shtatore në mënyrë që të hapet konkurs edhe për skulptorët ndërkombëtar që puna të kryhet më profesionalisht.

Sipas Prokurimit Publik, ky projekt do të kushtojë rreth 124 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori