U paralajmërua ditë më parë një bashkëpunim mes këngëtares së madhe, Adelina Ismaili, dhe Skerdit.

Melodia është ripërpunuar nga Adelina dhe Skerdi, gjersa të njëjtët edhe kanë plotësuar tekstin me frazën e re që i kanë shtuar.


Ky bashkëpunim është vizualizuar edhe me klip, në të cilin e ashtuquajtura diva e estradës, vjen me një paraqitje mjaft atraktive.

ad 1

Ana vizuale i është besuar produksionit Jaydee.

Adelina Ismaili viteve të fundit është shumë aktive me projekte muzikore, kryesisht me ripërpunimin e këngëve të saj hite ndër vite.

Ri-sjellja në një version të ri i këngëve të vjetra, po shihet si një trend në estrada dhe po ndiqet thuajse nga të gjithë artistët e estradës. /Telegrafi/