Që kur iu rikthye muzikës këtë vit, Adea Pula nuk po ndalet.

Pas këngës "Mos harro", ajo ka përgatitur projektin e saj më të ri muzikor i cili lansohet sonte (e martë) në orën 18:00.


"Ti" do të mbajë titullin kënga e saj e radhës, e cila do të jetë e zhanrit R&B.

Adea ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa pamje nga klipi, si dhe 'trailer'-in e tij.

Vërehet se në një nga paraqitjet, ajo do të jetë dominante në ngjyrën e kuqe, por nuk do të mungojnë edhe skenat melankolike.

Adea Pula ka qenë një këngëtare idhull e shumë fëmijëve, gjersa për vite të tëra e pauzoi karrierën e saj deri në rikthimin e tanishëm. /Telegrafi/

unknown 315956194 851390432666946 7102286237234933943 n

unknown 315324437 652151046554217 1622368900025959578 n

unknown 316120829 671700004620492 1796180427041685224 n

unknown 316332756 1770638299989983 7391694590079568382 n

unknown 316485535 586552063472384 1287312882748525654 n

unknown 316177103 1821595161573209 5505074258459808419 n