LAJMI I FUNDIT:

Adea Batusha: Akuzat ndaj nesh janë të montuara politikisht, do të shpallemi të pafajshëm (Video)

Adea Batusha: Akuzat ndaj nesh janë të montuara politikisht, do të shpallemi të pafajshëm (Video)

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha e cila tash e tre muaj po mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës me granatë dore, ka thënë në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjini se ky është një montim politik për të cilin po akuzohen.

Ajo ka treguar se javën që ka shkuar së bashku me aktivistët e tjerë janë intervistuar nga prokurori Abdurrahim Islami.


“Edhe katër dit i bëjë tre muaj që jam në arrest shtëpiak. Intervista që na është bërë nga prokurori Abdurrahim Islami është intervista e parë që kemi pasur prej kohës kur jemi arrestuar. Unë dhe aktivistët e tjerë jemi mbrojtur në heshtje sepse nuk kemi çfarë të flasim për një rast të tillë dhe të montuar politikisht”, ka thënë Batusha, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar  se nuk e di se a do të ketë seancë për rastin e tyre apo do tu vazhdohet arresti shtëpiak, duke theksuar se këtë do ta kuptojnë në fund të këtij muaji.

Intervistohen aktivistët e VV-së, forenzika përcakton se a do të ketë aktakuzë për terrorizëm
Lexo po ashtu Intervistohen aktivistët e VV-së, forenzika përcakton se a do të ketë aktakuzë për terrorizëm

Batusha ka theksuar se në natën e 4 gushtit kur është sulmuar ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ka qenë në lagjen e Spitalit duke pirë kafe.

Ajo është shprehur e vendosur se do të dalin të pafajshëm së bashku me aktivistët e tjerë sa i përket këtij rasti.

Gjashtë anëtarët e Lëvizjes “Vetëvendosje” ishin arrestuar 26 ditë pas sulmit me zollë mbi Kuvendin e Kosovës. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori