ACM Awards 2021: Lista e plotë e fituesve
Lista e plotë e fituesve të “Academy of Country Music Awards 2021” (ACMs) tashmë është publikuar.
Duke shënuar një nga netët më të mëdha të vitit në muzikën ‘country’, super yjet e industrisë Keith Urban dhe Mickey Guyton mirëpritën evenimentin të zhvilluar në disa vende të ndryshme si: Nashville, Grand Ole Opry House, Ryman Auditorium dhe Bluebird Cafe për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Mbrëmja po ashtu shfaqi yjet e tjerë si Carrie Underwood, Maren Morris, Miranda Lambert, Blake Shelton etj.

Një javë më parë u shpallën dy fitues: Gabby Barrett dhe Jimmie Allen, të cilët fituan për ‘artistin më të mirë’ dhe artisten më të mirë femër’.
Ndërkaq, “I Hope You’re Happy Now” e Carly Pearce dhe Lee Brice u emërua 'Ngjarja muzikore e vitit'.
Këtu ua sjellim fituesit kryesorë të mbrëmjes madhështore:
“Argëtuesi i vitit” - Luke Bryan “Artistja femër e vitit” - Maren Morris “Artisti mashkull i vitit” - Thomas Rhett “Dyshja më e mirë e vitit” - Dan+Shay “Grupi i vitit” - Old Dominion “Artistja e re femër e vitit” - Gabby Barrett “Artisti i ri mashkull i vitit” - Jimmie Allen “Albumi i vitit” - “Starting Over” i Chris Stapleton “Kënga solo e vitit” - “I Hope You’re Happy Noë” nga Carly Pearce dhe Lee Brice “Kënga e vitit” - “The Bones” nga Maren Morris “Videoja muzikore e vitit” - “Worldwide Beautiful” nga Kane Brown “Ngjarja muzikore e vitit” - “I Hope You’re Happy Now” nga Carly Pearce dhe Lee Brice. /Telegrafi/







































