LAJMI I FUNDIT:

Abu Dabi siguron energji të gjelbër për 90 mijë banorë

Abu Dabi siguron energji të gjelbër për 90 mijë banorë

Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe është kthyer në fabrikën më të madhe diellore në botë duke siguruar ‘energji të gjelbër’ për 90,000 njerëz.

Pasi të jetë plotësisht funksional, Noor Abu Dhabi, i cili ka 3.2 milionë panele diellore, do të reduktojë emetimet me rreth një milion ton metrik CO2 – ekuivalenti i 200.000 makinave në rrugë.


Panelet diellore shtrihen në një sipërfaqe prej 8 kilometra katrorë në Sweihan.

Disa parqe diellore janë më të mëdha, por drejtohen nga biznese të shumta që përdorin infrastrukturën e përbashkët dhe punojnë veç e veç.

Kina aktualisht ka parkun më të madh diellor në botë në Zhongwei, Ningxia, i cili mbulon sipërfaqe prej 16.6 kilometra katrorë.

Emiratet e Bashkuara Arabe shpenzuan 700 milionë funte për projektin, si pjesë e strategjisë së vendit mbi energjinë për të rritur përqindjen e energjisë së gjelbër nga 25 për qind në 50 për qind deri në vitin 2050.

Aktualisht, Emiratet e Bashkuara Arabe renditet e 29-ta në botë për nga emetimet më të larta të dyoksidit të karbonit bazuar në emetimet e karburanteve fosile. Ky shtet arab është shumë i varur nga rezervat e naftës, të cilat e renditin EBA në vendin e shtatë në botë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori