LAJMI I FUNDIT:

Abrashi shkarkon njësitet e kundërligjshme në Ministrinë e Infrastrukturës

Abrashi shkarkon njësitet e kundërligjshme në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë themelimit të tyre ishin anashkaluar kërkesat ligjore.

Raporti i Auditorit ka gjetur se vendimet për themelimin e njësive për mbikëqyrjen e projekteve “Ndërtimi i Autostradës Kijevë-Zahaq”, “Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, “Zgjerimi i hyrje-daljeve në Ferizaj, Prizren dhe Gjilan”, Zhvillimi i projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan, Gjakovë, Prizren”, janë marrë pa miratimin paraprak të Ministrisë së Financave, e cila kërkohet sipas ligjit.


Sipas Auditorit, themelimi i këtyre njësive duke mos iu përmbajtur kërkesave rregullative mund të ndikojë në shpenzime të parregullta të buxhetit si dhe mangësi në menaxhimin financiar.

Ministri Abrashi ka vepruar në zbatim të ligjshmërisë, duke u bazuar në të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit, duke shfuqizuar vendimet paraprake në mënyrë që të futet në binar ligjor i gjithë ky proces.

Po ashtu ministri në ditët e ardhshme do të nxjerrë edhe vendime tjera, që kanë dalë si rekomandime të Auditorit, për ta kursyer paranë publike dhe për ta zbatuar ligjin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Kalo në kategori