Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se projektet infrastrukturore që janë prezantuar në ShBA më 4 shtator janë ndër projektet më strategjike që kanë marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë dhe po mbështeten nga Brukseli.
Ministri Abrashi për projektet e Shtëpisë së Bardhë, tha se ka lëvizje pozitive dhe hapa konkret për realizim.
“Jemi para një marrëveshje financiare dhe presim që autostrada Besi-Merdare të nis në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Abrashi gjatë një konference për media.
Abrashi tha se Kosova është në vëmendjen e ShBA-së dhe Brukselit edhe për investime në infrastrukturë.
“Projekti për autostradën Trudë- Merdare ka një kosto 250 milionë euro, hekurudha nga Prishtina në Merdare po ashtu është një projekt tjetër. Ndërsa, është një projekt shumë i madh që ka të bëjë me hekurudhën nga Prishtina në detin Adriatik. Projekte këto që do të jenë nyje e integrimit për lëvizje të lirë qytetarëve dhe mallrave. Gjatë javës ardhshme, të dielën ose të hënën zyrtarë të DFC do të jenë në Prishtinë për këto projekte”, tha Abrashi.
Ndërsa, për projekte të tjera infrastrukturore që janë zvarritë në vazhdimësi, ministri Abrashi tha se për rrugën Podujevë – Prishtinë është kërkuar që të ndërtohet me intensitet më të lartë, pasi si projekt kjo rrugë ka mbetur mbrapa për zgjerim dhe ndërtim.
“Rruga e Podujevës është bërë e rrezikshme për aksidente, prandaj ky projekt do të mbetet në prioritet për vitin e ardhshëm për ndarjen e buxhetit për kontraktimin e lloteve të reja për zgjerim”, tha ai.
Po ashtu, ai përmendi edhe rrugën Drenas-Skenderaj që ende nuk ka përfunduar.
Ministri Abrashi në këtë konferencë për media ka përmendur edhe projekte të tjera që janë në prioritet për ndërtim dhe realizim.
Ndërsa, Abrashi pret që për vitin e ardhshëm të shkurtohet buxheti për këtë Ministri për shkak të pandemisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre