LAJMI I FUNDIT:

Abrashi nuk dorëzohet para serbëve

Abrashi nuk dorëzohet para serbëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese informatat shtesë ndaj lëndës së deponuar nga ish ministri i kësaj ministrie, tani deputet Nenad Rashiq.

Rashiq ditë më parë kishte dërguar në Kushtetuese udhëzimin e MPMS-së, i cili do t’i linte pa pensione bazike pensionistët që nuk jetojnë në Republikën e Kosovës.


Abrashi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të ndalet së kërkuari mënyra për tkurrjen e hapsirave për keqpërdorim të fondeve, dhe kontributeve të askujt nga askush, posaqërsht nga ata që vijnë në Kosovë, vetëm për të tërhequr pensionet e grumbulluara.

Postimi i plotë:

Dje në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dorëzuam informatat shtesë dhe komentet tona, kundrejt një lënde të deponuar, nga ish Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani deputet, z. Rashiq, njëheresh duke përfaqësuar në këtë lëndë edhe dhjetë deputetëve tjerë serb. Kërkesa e z. Rashiq, ka të bëjë me Kushtetutshmërinë e Udhëzimit Administrativ 07/2015, Udhëzim i cili kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.
Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, përcakton që pensioni bazik i moshës do t’iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës.
Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë analiza të brendshme dhe të gjeturat rezultojnë se një numër i madh i shtetasve që nuk janë banorë të përhershëm, përfitojnë nga kjo skemë, ndonëse nuk jetojnë në Kosovë, nuk veprojnë në Kosovë apo nuk kanë fare prona në Kosovë. Zbatimi i kësaj skeme kërkon menaxhim efikas dhe të shëndosh të financave publike.
Duke ruajtur korrektësinë, unë nuk paragjykoj verdiktin apo vlersimin e Gjykatës, por një gjë është e sigurtë, gjykimi im moral e racional, është se nuk do ndalem së kërkuari mënyra për tkurrjen e hapsirave për keqpërdorim të fondeve, dhe kontributeve të askujt nga askush, posaqërsht nga ata që vijnë në Kosovë, vetëm për të tërhequr pensionet e grumbulluara.
Tek e fundit, çkado që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë, për qytetarët tanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori