LAJMI I FUNDIT:

Abrashi në Kodrën e Trimave: Komunën ua kthejmë qytetarëve

Abrashi në Kodrën e Trimave: Komunën ua kthejmë qytetarëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi u ka bërë thirrje të premten në mbrëmje banorëve të Lagjes “Kodra e Trimave”, të mbledhur në oborrin e shkollës emblematike në Lagjen e Herticëve, e lëshuar nga familja Aliu, që më 22 tetor ta mbështesin projektin e tij dhe LDK-së për t’i dhënë fund mashtrimeve të qeverisjes aktuale dhe për t’ua kthyer komunën qytetarëve të Prishtinës.

“Nuk më pëlqen të merrem me të tjerët, por vërtetë qeverisja aktuale e Prishtinës nuk ka bërë asgjë. Ju i mbani mend premtimet e tyre para 4 vjetëve. Sot, realiteti në “Kodrën e Trimave”, por edhe gjithandej nëpër Prishtinë, dëshmon se ato kanë qenë mashtrime”, ka thënë Abrashi, duke shtuar se ata që nuk përmbushën premtimet e tyre, sot as nuk i pranojnë gabimet e shumta që i kanë bërë.


“Për shkak të paaftësisë së tyre, për këto 4 vjet, Prishtina ka humbur 80 milionë euro investime. Prandaj, gjendja sot në Prishtinë është më e keqe sesa 4 vjet më përpara, në vend se të ndodhte e kundërta”, ka thënë Abrashi.

Siç njofton LDK, ai i ka garantuar banorët e kësaj lagjeje që qeverisja që ai do ta drejtojë, do ta kthejë vëmendjen kah “Kodra e Trimave”. “Prishtinës i duhet një kryetar, sepse Prishtina, këto katër vjet nuk ka pasur kryetar. Ka pasur vetëm kryetar për Facebook-ut”, ka thënë Abrashi, sipas të cilit, ekipi i tij qeverisës dhe përbërja e kandidatëve të LDK-së për asambleistë, është garanci se projekti për ta shndërruar Prishtinën në kryeqytet dhe qendër të zhvilluar rajonale, do të mund të realizohet pas 22 tetorit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i ka garantuar banorët e kësaj lagjeje se qeverisja e tij do të përmbushë të gjitha projektet e parapara për ta, ndërsa ka premtuar edhe bashkëpunim me qytetarët për përmbushjen edhe të nevojave tjera të tyre.

“Në ‘Kodrën e Trimave’ do të ndërtojmë shkollë, çerdhe për fëmijët e fusha sportive, ndërsa projekti i Spitalit të Prishtinës që do të ndërtohet në këtë zonë, përveç se do ta shtojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, do të jetë një shans për bizneset e shërbimeve në këtë zonë”, ka thënë Abrashi.

Ai ka theksuar se Fondi i Punësimeve që do ta krijojë, do t’i trajtojë me prioritet të rinjtë e kësaj lagjeje, idetë e të cilëve për biznes do të subvencionohen, ashtu sikurse edhe do të mbështeten bizneset për të krijuar vende të reja të punës.

Abrashi ka theksuar se praktikës së diskriminimit të “Kodrës së Trimave” dhe banorëve të Prishtinës në punësim do t’i vijë fundi më 22 tetor. “Sepse, me fitoren tonë në zgjedhje, kuadrot e Prishtinës do të ketë qasje ekskluzive në punësim në komunën e Prishtinës”.

Ndërkaq, Fadil Aliu banor i lagjes së Herticëve, u shpreh se është fatkeqësi e madhe që  pushteti aktual, për katër vite e la në harresë “Kodrën e Trimave” dhe nuk ua ndërtoj së paku asnjë çerdhe vetëm e vetëm se Kodra e Trimave është dhe do të mbetet bastion i LDK-së.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori