LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Në afat rekord shpallen llotet e tjera Prishtinë – Podujevë

Abrashi: Në afat rekord shpallen llotet e tjera Prishtinë – Podujevë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ushtruesin e detyrës të kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, të premten kanë ndjekur nga afër asfaltimin e segmentit të katërt të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Me këtë rast, ministri Abrashi tha se për këtë projekt të rëndësishëm për Llapin, por të neglizhuar nga qeveritë e kaluara, është marrë që nga ditët e para të qeverisë.


“Është një prej rrugëve me më së shumti qarkullim por fatkeqësisht edhe me më së shumti aksidente. Ne synojmë t’i përfundojmë në kohë rekorde llotet e kontraktuara dhe sipas inxhinierëve, llotet e tjera, nga Lluzhani deri në kyçje të autostradës, do të shpallen në afat rekord”,theksoi Abrashi.

Më tutje, Abrashi tha se ky nuk është projekti i vetëm në Llap.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm, kemi disa projekte që burojnë nga kërkesat e qytetarëve dhe që prekin fshatrat e qytetin e Podujevës. Llapin e prek edhe autostrada Besi-Merdare që është pjesë e marrëveshjes së Washingtonit. Jemi në negociatat finale për marrëveshje financiare, tani edhe Bashkimi Evropian ka intervenuar me fonde dhe grante, prandaj viti i ardhshëm është një vit në të cilin investimet qeveritare nuk do të mungojnë në Llap”, sqaroi ministri.

Për përkushtimin qeveritar ndaj Podujevës, kryetari i Podujevës u.d, falënderoi ministrin Abrashi.

“Llapit po i kthehet vëmendja e munguar. Këtë rrugë po e bëjmë për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës sepse e lidhë vendin me Evropën dhe sipas statistikave është më e ngarkuara në nivel vendi”,tha Rudari./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori