LAJMI I FUNDIT:

Abrashi i LVV-së: Kosova çka të jap më shumë, veç të heqim dorë krejt prej shtetit

Abrashi i LVV-së: Kosova çka të jap më shumë, veç të heqim dorë krejt prej shtetit

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se situata në Kosovë nuk mund të konsiderohet e zakonshme derisa thotë se Qeveria kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

“Këto ditë është diskutuar shumë rreth çështjes së veriut, kemi një situatë që nuk mund të cilësohet si e zakonshme… Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar një situatë të tillë kjo nuk është diçka e re”, ka deklaruar Abrashi në RTV Dukagjini.


Ai ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Mendoj që Kosova është në limitet e saj të kompromisit, çka të jap më shumë? Veç hekshim dorë krejt prej shtetit e këtë gjë jam shumë i sigurt që Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka për ta bërë”.

Kështu ka deklaruar Artan Abrashi, deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Abrashi ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Na është thënë të gjithëve në Kosovë, pa përjashtim, që pakoja e Ahtisarit ka me qenë kompromisi i fundit i dhimbshëm p0ër Kosovën, por nuk ishte kështu. Pas kësaj erdhi marrëveshja  e vitit 2011, pastaj ajo e 2013… pastaj ajo e asociacionit. Shtrohet pyetja se deri kur kështu”, ka deklaruar Abrashi.

I njëjti ka theksuar se palët duhen ulur dhe njëherit, folur për marrëveshjen në kornizë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori