LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: ‘Autostrada e Paqes’ do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm

Abrashi: ‘Autostrada e Paqes’ do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, kanë aplikuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e këtij projekti.

Abrashi në konferencën për media të fundit për këtë vit, tha se pas shumë e shumë viteve është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.

“Projektet me marrëveshjen e Washingtonit, për autostradën e Paces kemi aplikuar në BERZH për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, tha ai, përcjell KP.

Ministri Abrashi mendon se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm, ndërsa tha se janë për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohet disa rrugë.

Mbi 1 miliard dollarë investime për 'Autostradën e Paqes', hekurudhën dhe projektet e tjera
Lexo po ashtu Mbi 1 miliard dollarë investime për 'Autostradën e Paqes', hekurudhën dhe projektet e tjera

Ai ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë në komunikacion.

Po ashtu, edhe për projektet tjera infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Në pikën e tretë të marrëveshjes është ndërtimi i “Autostradës së Paqes”, lidhja hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdares dhe asaj midis Prishtinës dhe Nishit, sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte bilaterale shtesë dhe prania ndërkombëtare e Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) me kohë të plotë në Serbi.

Kujtojmë se më 21 shtator në Prishtinë ishte nënshkruar deklarata e përbashkët, zyrtarët amerikanët kanë premtuar mbi 1 miliard dollarë investime për projektin “Autostrada e Paqes”, hekurudhën që lidh Kosovën me Serbinë dhe projektet e tjera. /Telegrafi/