LAJMI I FUNDIT:

Abraham i dashuruar në Romën: Kjo është shtëpia ime, për këtë klub jap gjithçka

Abraham i dashuruar në Romën: Kjo është shtëpia ime, për këtë klub jap gjithçka

Tammy Abraham ka qenë edhe njëherë hero i Romës në këtë edicion me golin e tij.

Sulmuesi anglez ka shënuar në derbin ndaj Atalantës ku Roma triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Abraham e ndjeu shumë golin e shënuar, duke puthur edhe stemën e klubit dhe duke treguar dashurinë që ka për Romën dhe tifozët e saj.


Se sa ishte e rëndësishme fitorja ndaj Atalantës e tregon edhe gëzimi që bën lojtarët me tifozët pas ndeshjes.

“Mjafton të shihni mënyrën si festuam këtë fitore që të kuptoni se çfarë do të thotë kjo për ne dhe për tifozët që na mbështetën nga minuta e parë deri tek e fundit. Është një kënaqësi e madhe që arritëm këtë rezultat të gjithë bashkë”.

“Skuadra është më kompakte. Mjafton të shikoni si luajtëm sot dhe si luftuam. Ndoshta disa muaj më parë, do të pësonim gol në minutat e fundit, ndërsa sot festojmë një fitore”, tha Abraham për Dazn.

Reprezentuesi anglez ka thënë se për Romën do të jap gjithçka, pasi Giallorosët besuan shumë në të kur ai ishte në një moment të vështirë.

“Për këtë skuadër jap gjithçka. Po kaloja një moment të vështirë në karrierë dhe Roma besoi tek unë, jam i lumtur që po ia shpërblej. Argëtohem sa herë që luaj dhe falënderoj këta tifozë”, u shpreh Abraham.

24-vjeçari deri më tani ka shkuar në kuotën e 20 golave me Romën këtë edicion, 13 në kampionat dhe shtatë të tjerë në Ligën e Konferencës /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori