LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri premton 690 vende të reja pune në sektorin e sundimit të ligjit

Abelard Tahiri premton 690 vende të reja pune në sektorin e sundimit të ligjit

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka thënë se Buxheti i vitit 2018 përfshin rritjen më të madhe në gjashtë vitet e fundit në fushën e drejtësisë, rritje për të cilën thotë se është angazhuar shumë gjatë mandatit të tij.

“Miratimi i buxhetit në lexim të parë, është një lajm tejet inkurajues për mundësitë që po krijojmë në adresimin e nevojave për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë, përfshirë edhe fushën e drejtësisë. Me këtë rritje të buxhetit për sektorin e sundimit të ligjit që është më e larta në gjashtë vitet e fundit, po krijojmë mundësi konkrete për një sistem efikas të drejtësisë. Rrjedhimisht, 690 vende të reja pune do i bashkëngjiten këtij sektori, në mes tyre gjykatës, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional të cilët do ndikojnë në uljen e numrit të lëndëve dhe shqyrtimin më të shpejtë të tyre, si dhe oficerë korrektues që do rrisin sigurinë dhe performancën e trajtimit brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës” (sic.), shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori