LAJMI I FUNDIT:

Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL)

Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL)

Sot (8 qershor 2018), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Akademik Abdylmenaf Bexheti që në katër vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin.

Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të dytë të UEJL, Zamir Dika, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi këtë institucion të arsimit të lartë në Maqedoni.


Rektori i ri u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL, thuhet në njoftimin e dërguar për studentët dhe i siguruar nga Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/