LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku vizitoi kompaninë “Hallakate”: E ardhmja është digjitale

Abdixhiku vizitoi kompaninë “Hallakate”: E ardhmja është digjitale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot agjencinë e mediave sociale “Hallakate”, ku është informuar me punën e kësaj kompanie në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit.

Në një postim në Faceboo, Abdixhiku ka thënë se “të themeluar në vitin 2011, me gjithë angazhimin vetanak, ata sot janë shndërruar në njërën nga adresat kryesore të leximit të të dhënave e ofrimit të zgjidhjeve kreative digjitale”.


“Pamë nga afër dhe përdorimin e intelegjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve që përkojnë me vet kohën. Produktet si ‘3GO’, e ‘HaPiTe’, janë disa nga adresat më kualitative të diskutimit publik që ndodhë sot në Kosovë. I lumtur për ta. Gjithçka e arrirë me plot mund e përkushtim”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

“I njoftuam dhe për planet tona. Për ëndrrën tonë që ka Kosovën brenda #techëorld. Folëm, në veçanti, për tre nisma që duhet t’i kemi parasysh: Njohjen e trajnimeve të fuqisë punëtore si investime; dhe mbrojtjen e këtyre investimeve me ligj specifik; Krijimin e legjislacionit të ri për ‘angel investors’, me qëllim të financimeve të start-ups nga bizneset aktuale; Transformin e plotë drejt ekonomisë digjitale, me synim ofrimin e të gjitha shërbimeve në mënyrë elektronike”.

Më tej Abdixhiku ka thënë se “si pjesë e angazhimit të ‘Rrugës së Re’, duam të kuptojmë sa më mirë sektorin e teknologjisë informative. Sepse besojmë në potencialet tona, sepse besojmë në kreativitetin e rinisë sonë. Prandaj në tetor, në Konventen e madhe të ‘Rrugës së Re’, do t’i japim vend qenësor këtij sektori”.

“E ardhmja është digjitale. Dhe ne duam të flasim për të ardhmen. Duam ta përballim retorikën përplasëse e ndarëse me zgjidhje konkrete që bëjnë këtë vend”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori