LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali, Qeveria nuk po i përgjigjet SHBA-së për projektin e furnizimit me gaz

Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali, Qeveria nuk po i përgjigjet SHBA-së për projektin e furnizimit me gaz

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për qasjen ndaj administratës Biden.

Ai tha se qeveria po refuzon t’u përgjigjet Shteteve të Bashkuara për projektin rajonal të furnizimit me gaz.


“Ka një përplasje në heshtje që do të shpërthejë shumë shpejt për çështjen e gazit, unë jam njoftuar drejtpërdrejtë, do të bëhet publike shumë shpejt, nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për prurjen e gazit në Kosovë, që është një politikë strategjike amerikanë për rajon, jo vetëm për Kosovë por për rajon dhe Qeveria e Kosovës i mbanë në stand by”.

“Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive, do të bëhet çështje në Kosovë, patjetër SHBA-ja  ka fonde në Kosovë, ka mjete të dedikuara për Kosovën, ka projekte multi-milionëshe në sektorin e energjisë që pret nga qeveria e Kosovës për të dhënë përgjigje pozitive. Kjo është strategjikisht e gabuar, e tmerrshme si orientim, e pafalshme për Kosovën nëse ndodhë një përplasje e tillë, ose një mos koordinim i tillë.” tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Sipas udhëheqësit të LDK-së, partia në pushtet nuk ka plan për ecjen strategjike me SHBA-të.

“Ne nuk jemi duke e përfshirë asetin tonë më të madh, kjo është administrata më pro kosovare që kanë pasur SHBA-të ndonjëherë. Ka mungesë serioze të dëshirës për të pasur SHBA-në të përfshirë këtu, jo në përmasën e bastardizimit që u kemi bërë amerikanët  tash e një kohë në Kosovë, që çdo zyrtar amerikan ta lartësojmë e ta bëjmë hyjnor, por po flas për presidentin e SHBA-së me relacione familjare individuale me një njeri që është marrë me çështjen e Kosovës tash e 30 vite e me siguri me administratën e fundit që ka memorie të gjallë për çështjen e Kosovës, besoj se këtë duhet shfrytëzuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori