LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Prijësi bëri rrugën e vështirë për liri e për pavarësi, na mbetet neve të bëjmë të ardhmen

Abdixhiku: Prijësi bëri rrugën e vështirë për liri e për pavarësi, na mbetet neve të bëjmë të ardhmen

Në 16-vjetorin Pavarësisë së Kosovës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Abdixhiku derisa ka shpërndarë disa fotografi nga homazhet, ka shkruar se “sot nderojmë Atin Themeltar të Republikës, Presidentin Rugova, arkitektin e pavarësisë e shtetësisë”.


“Prijësi bëri rrugën e vështirë. Për liri, për pavarësi, për demokraci. Na mbetet ne të bëjmë të ardhmen. Rrugëtimi ynë si shtet krenar, me njerëz të jashtëzakonshëm e të ardhme të ndritshme do të vazhdojë. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm|, thotë Abdixhiku.

Në fund të reagimit, Abdixhiku ka shkruar se Republika është e përhershme dhe e pavdekshme. /Telegrafi/