LAJMI I FUNDIT:

​Abbott: Kemi dëgjuar për të kaluarën, duam të dimë çfarë dëshiron Kosova për të ardhmen

​Abbott: Kemi dëgjuar për të kaluarën, duam të dimë çfarë dëshiron Kosova për të ardhmen

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott në ka thënë se është për keqardhje refuzimi që ka bërë Qeveria e Kosovës për zgjedhjet e Serbisë.

“Për zgjedhjet e Serbisë ka pasur një presedan që nga viti 2012, ku QUINT-i dhe OSBE-ja kanë grumbulluar fletëvotimet, por në bisedat që kemi pasur me Qeverinë ata na e kanë bërë të qartë se nuk duan ta bëjnë më këtë gjë. Ne kemi shikuar opsione tjera dhe ia kemi ofruar ato Qeverisë, por ajo i ka refuzuar. Kjo është për keqardhje sepse mendoj se ka qenë një mundësi që Kosova të demonstrojë se është e gatshme për të treguar se pakicat, në këtë rast serbët mund të votojnë por gjithsesi i mbetet Qeverisë nëse dëshiron apo jo ta bëjë këtë“, ka theksuar Abbott në RTK.


Ai ka thënë tutje se nuk kanë arritur një marrëveshje të tillë, edhe pse si shtete të QUINT-it kanë qenë pro idesë të cilën e ka paraqitur Serbia rreth mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në diplomaci gjithmonë ekziston një moment ku dëshirojmë t’i përafrojmë palët. Ajo çfarë kemi parë të dielën ka qenë një plan B, ku një numër i madh i votuesve, ndoshta më shumë se sa është menduar kanë arritur të shkojnë në Serbi dhe të votojnë. Nuk është se ka qenë një refuzim i pastër i Qeverisë, sepse ka pasur shumë diskutime me kryeministrin Kurtin dhe të tjerët, por që në fund nuk arritëm përparimin që e dëshiruam”, ka nënvizuar Abbott.

Ai tutje ka thënë se në raste të tilla Kosova duhet ta dëshmojë pjekurinë e saj dhe të tregojë qartazi se cila është perspektiva e saj.

“Kemi dëgjuar shumë në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të flitet për të kaluarën, por nuk kemi dëgjuar aq shumë sa i përket të ardhmes dhe besoj se është tejet më rëndësi që të ketë një lloj debati se çfarë dëshiron Kosova për të ardhmen. Pra çfarë po përpiqet të promovojë. Ajo çfarë dëshirojmë ne është që Kosova të jetë një demokraci shumetnike, një vend që në interes të pakicave merren vendime, duke pasur parasysh që ato të drejta të sigurohen të jenë të mbrojtura dhe të promovuar. Dhe ky ka qenë shembulli ku ne kemi menduar se Kosova nuk i ka plotësuar këto vlera”, është shprehur Abbott.

Ai ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, për ProjektKodin Civil, liberalizimin e vizave e tema tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori