LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq tregon vendimin e parë si zëvendëskryeministër: Veljoviq nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Malit të Zi

Abazoviq tregon vendimin e parë si zëvendëskryeministër: Veljoviq nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Malit të Zi

Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, ka thënë se “me marrëveshje, drejtori i deritashëm i Policisë nuk do të udhëheq me këtë resor”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Abazoviq, përmes një postimi në Twitter, përcjell Telegrafi.


“U ra dakord që Veselin Veljoviq të mos jetë më drejtori i Drejtorisë së Policisë”, ka shkruar Abazoviq në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi.

Ndryshe, Qeveria e Malit të Zi, sot ka marrë detyrën edhe zyrtarisht.

Ndryshe, Qeveria e re Malit të Zi u zgjodh të premten me mbështetjen e 41 parlamentarëve malazezë.

Krivokapiq kryeson qeverinë e dymbëdhjetë ministrive, ndërsa kreu i koalicionit Bardh e Zi, Dritan Abazoviq, është zëvendëskryeministër.

Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviq, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet. /Telegrafi/