LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq do të votojë për shkarkimin e ministrit malazez që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë

Abazoviq do të votojë për shkarkimin e ministrit malazez që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë

Presidenti i Lëvizjes Civile (GP) URA, Dritan Abazoviq, pohoi se do të votonte për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.

Reklama

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se propozimi për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, nuk ishte një propozim i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), por i kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë
Lexo po ashtu Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë

“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviq. Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion se Leposaviq do të jepte dorëheqje të premten, duke deklaruar se do të kishte dhënë dorëheqjen nëse Kryeministri do t’ia kërkonte atë.

Ai vuri në dukje se do të votojë për shkarkimin e Leposaviqit, por që pret të jap dorëheqje vetë, raporton rtcg.

Ndryshe, Lepozaviq ka mohuar se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinë gjersa ka pohuar se edhe Tribunali i Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zvonko Veselinoviq merret në pyetje në Beograd, akuzohet se ka paguar një milion euro për dy vrasje

Zvonko Veselinoviq merret në pyetje në Beograd, akuzohet se ka paguar një milion euro për dy vrasje

Serbia
SHBA do të transferojë armët e sekuestruara nga Irani në Ukrainë

SHBA do të transferojë armët e sekuestruara nga Irani në Ukrainë

Botë
Kulla prej druri më e lartë në botë do të ndërtohet në Australi - dhe dallimi me atë që mban rekordin aktual është shumë i madh

Kulla prej druri më e lartë në botë do të ndërtohet në Australi - dhe dallimi me atë që mban rekordin aktual është shumë i madh

Australia
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ndau imazhe të operacionit ajror në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ndau imazhe të operacionit ajror në veri të Irakut

Turqia
Mesazhi i ashpër i kryediplomatit turk: Të gjitha objektet e përdorura nga PKK-ja në Siri dhe Irak janë tani objektivi ynë

Mesazhi i ashpër i kryediplomatit turk: Të gjitha objektet e përdorura nga PKK-ja në Siri dhe Irak janë tani objektivi ynë

Turqia
Azerbajxhani refuzoi një takim me krerët e Armenisë, Gjermanisë dhe Francës për shkak se nuk ishte i ftuar Erdogan

Azerbajxhani refuzoi një takim me krerët e Armenisë, Gjermanisë dhe Francës për shkak se nuk ishte i ftuar Erdogan

Evropa
Kalo në kategori