LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq për Gjukanoviqin: Jemi peng të një njeriu që 30 vjet, do të votojmë për shkarkimin e tij

Abazoviq për Gjukanoviqin: Jemi peng të një njeriu që 30 vjet, do të votojmë për shkarkimin e tij

Mendoj se duhet të votojmë iniciativën për shkarkimin e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq sepse kjo dërgon një mesazh të rëndësishëm politik.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i tha Zërit të Amerikës, pas fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se në këtë mënyrë parlamenti duhet të dërgojë një mesazh të qartë se çfarë mendon për presidentin e vendit, citon rtcg.


“Është një mesazh shumë i rëndësishëm politik, nëse mund të funksionalizohet për shkak të kësaj lloj Gjykate Kushtetuese, kjo tani është një pyetje e diskutueshme për avokatët, por përfundimisht kemi qenë peng i një njeriu për 30 vjet”, shtoi ai.

I pyetur se pse nuk e përkrah iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit nëse dëshiron zgjedhje, Abazoviq është përgjigjur se nuk mund ta lërë Gjukanoviqin ta udhëheqë lojën. Sipas tij, kjo nismë nuk ka të bëjë fare me atë se kur do të mbahen zgjedhjet.

“Patjetër që duhet të kemi zgjedhje”, tha Abazoviq dhe tha se shumica do të vendosë se kur do të mbahen ato.

Ai përsëriti se do të garantojë se Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme dhe se këtë ua ka përcjellë partnerëve ndërkombëtarë.

Shumica parlamentare e Malit të Zi i dorëzoi kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq 41 nënshkrime në mbështetje të propozimit për inicimin të procedurës për të përcaktuar nëse presidenti malazez ka shkelur Kushtetutën, gjegjësisht një procedurë për shkarkimin e Gjukanoviqit, pasi ai ka refuzuar propozimin e shumicës së vjetër parlamentare që mandati për përbërjen e qeverisë së re të jetë Miodrag Lekiq.

Duke refuzuar propozimin që Lekiq të jetë mandatar, Gjukanoviq i dërgoi edhe kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq propozim për shkurtimin e mandatit të mbledhjes së 27-të të Parlamentit të Malit të Zi më 20 shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori