LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Mali i Zi nuk do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Abazoviq: Mali i Zi nuk do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur nën mandatin e tij dhe se BE-ja duhet të jetë më konkrete në dialogun Kosovë-Serbi.

Abazoviq, në një deklaratë për portalin Euractiv të Brukselit, tha se “megjithëse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, ai mban lidhje të forta me Beogradin.


“Nga ana tjetër, në Mal të Zi jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë qëndrimin e Beogradit dhe aleatëve të tij”, tha ish kryeministri i Malit të Zi, transmeton Telegrafi.

I pyetur për veprimet e qeverisë së re, Abazoviq tha se e ka mbështetur plotësisht Kosovën gjatë mandatit të tij, por se tani ka një “realitet të ri”.

Kryeministri i ri, Milojko Spajiq, kishte më parë nënshtetësi serbe dhe dëshiron marrëdhënie më të ngushta midis dy vendeve – një çështje e ndjeshme që e ndan Malin e Zi në mes, midis “të pavarur” dhe atyre që e shohin veten si serbë.

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lexo po ashtu Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Mirëpo, Abazoviq deklaroi se Mali i Zi nuk planifikon të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur në mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100 për qind në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sa i përket qasjes së BE-së ndaj dialogut të ngecur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Abazoviq tha se Brukseli duhet të forcojë ‘lojën’ e tij.

“BE-ja duhet të jetë më konkrete. Nëse do ta kemi gjithmonë këtë politikë shumë të butë, do të flasim për të njëjtën gjë edhe pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, tha ai.

Ai shton se është e qartë se të dyja palët duan marrëveshje, por e kanë të vështirë të arrijnë marrëveshje.

“Kosova dhe Serbia duan të shohin një marrëveshje përfundimtare dhe të tregojnë se ne nuk jemi më rajon konflikti, por rajon mirëkuptimi, por nuk do të jetë e lehtë”, theksoi ish-kryeministri i Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori